- Reklama -

MSH sqaron se si do të bëhet vaksinimi i popullatës nga data 15 qershori

Ministria e Shëndetësisë (MSH), ka njoftuar se me 15 qershor fillon vaksinimi masiv kundër COVID-19 në Kosovë. Në këtë pjesë fillimisht do të bëhet vaksinimi i mësimdhënësve, shërbimeve të sigurisë dhe kategoritë e tjera të fazës së tretë.

Gjatë ditës së sotme Metro ka dërguar disa pyetje në MSH, në lidhje me procesin e vaksinimit, ku njëra ndër pyetjet e shtruara ka qenë se edhe cili është plani i procesit të vaksinimit.

- Reklama -

MSH ka thënë se kanë hartuar dhe aprovuar Planin e Veprimit për vaksinimin e popullatës në masë me vaksinën kundër COVID-19 dhe i njëjti plan është i publikuar edhe në ueb faqe të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Në kuadër të Planit të Veprimit parashihet rritja e kapaciteteve në resurse humane, që nënkupton rritjen e ekipeve të vaksinimit nga 89 sa janë aktualisht në 279, është përfunduar konkursi për 422 infermierë shtesë, do të angazhohen edhe 190 specializantë në vaksinim, janë siguruar pajisjet e nevojshme mbrojtëse për stafin, vaksina janë siguruar aktualisht dhe pritet ardhja edh e vaksinave të tjera, është ndërtuar Moduli i vaksinimit në Sistemin e Informimit Shëndetësor si dhe janë shtuar hapësirat e reja të vaksinimit në 30 komuna të Kosovës. Gjithashtu, janë kryer edhe përgatitje të tjera logjistike që procesi të nis javën tjetër”, ka thënë nga MSH.

Tutje në përgjigjen e tyre nga Ministria kanë treguar se cilat kategori do të fillojnë të vaksinohen nga data 15 qershor.

“Sa u përket kategorive, ato janë të përcaktuara në Planin Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19 ku në fazën e dytë është duke u bërë vaksinimi i personave mbi 65 vjeç. personave me sëmundje kronike, për të vazhduar më pastaj me mësimdhënësit, shërbimet e sigurisë që janë të ndërlidhura me menaxhimin e COVID-19 dhe pastaj me kategoritë e radhës sipas fazën tjetër (fazës III)”, është thënë ndër tjerash për Metron.

Ministria ka treguar edhe sa vaksina antiCOVID ka Kosova deri më tani gjithsej.

“Aktualisht Kosova ka në dispozicion një numër të konsideruar të vaksinave sepse deri tash janë pranuar tre kontigjente të vaksinave përmes mekanizimit COVAX mbi 160 mijë vaksina dhe janë pranuar edhe gjashtë kontigjente të vaksinave nga BE, sikurse edhe 10 000 vaksina donacion nga Kroacia. Vaksina të tjera do të ketë nga kontrata e MSh-së me Pfizer”, është thënë nga MSH.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort