- Reklama -

Vetëvendosje e PDK-ja nuk e përkrahin Haradinajn për president

Dy partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk i janë përgjigjur pozitivisht kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ua kërkoi atyre publikisht votën për president të vendit.

Ofertën e tij Haradinaj e parashtroi duke u premtuar dy subjekteve se do t’ua kthejë votën kurdo që të kenë nevojë për përkrahje të ndonjë figure apo posti të caktuar, qoftë për president, kryeparlamentar apo kryeministër.

- Reklama -

Por, nga Vetëvendosje këtë kërkesë e kanë cilësuar si pazar të papranueshëm.

“Ne po themi që ky Kuvend aktual për shkak se vuan nga një deformim i vullnetit politik e ka të pamundur të zgjedh një president, figurë unifikuese, përpos përmes pazareve politike dhe oferta publike që i bëhet të gjitha subjekteve është ofertë tipike e pazareve politike. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit të ri me legjitimitet të rifreskuar, atëherë mund të diskutohet për çështjen e presidentit”, ka thënë zëdhënësi i Vetëvendosjes, Përparim Kryeziu.

Kurse nga PDK-ja kanë thënë se aktualisht nuk janë duke e diskutuar këtë temë brenda organeve të partisë.

“Kjo nuk është temë brenda PDK-së, dmthn as nuk është diskutu dhe as nuk jemi duke e diskutu, para juve prezantova qëndrimin tonë dhe mos angazhimin tonë në Kuvend brenda kësaj jave”, ka thënë Abelard Tahiri nga PDK.

Në anën tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile vlerësojnë se zgjedhja e presidentit nuk duhet të burojë nga pazaret politike, por nga vullneti i qytetarëve.

“Presidenti nuk duhet të jetë asnjë lloj pazari ndërmjet partive politike, e aq më pak të këmbimit të votave për shkak se deputetët janë ata që me vullnetin e tyre votojnë për ose kundër një kandidati dhe asnjë subjekt politik nuk i ka në pronësi votat e deputetëve, të cilat do të mund t’i shkëmbej për t’i llogaritur në përkrahje të mëvonshme”, ka thënë Albert Krasniqi nga “Demokracia plus”.

Mënyra se si planifikon të zgjidhet Haradinaj president, sipas Krasniqit, është kriter i mjaftueshëm për ta diskualifikuar atë nga kandidati për president.

Ndërkohë ambiciet e tij për postin e presidentit Ramush Haradinaj i ka shpërfaqur tashmë disa herë, madje edhe duke paralajmëruar se do të largohet nga koalicioni qeverisës, nëse nuk zgjidhet në këtë pozitë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort