Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka quajtur sukses të madh ushtrimin e përbashkët me Policinë e Kosovës.
Nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë thanë se ky ushtrim i cili përfshiu rreth 800 zyrtarë policorë bashkë me zjarrfikësit, emergjencat e njësitet e specializuara, ka reflektuar koordinimin e shkëlqyer në mes institucioneve.
“Ushtrimi i përbashkët i reagimit ndaj krizave i javës së kaluar ishte një sukses i madh — duke reflektuar koordinimin e shkëlqyer midis Ambasadës së SHBA-së dhe Policisë së Kosovës. Gati 800 oficerë të PK-së — së bashku me zjarrfikësit dhe emergjencat dhe njësitë e specializuara duke përfshirë njësitë SIU, SOU, EOD, UAS/Kundër-UAS, Forenzikë dhe Çështje Publike — morën pjesë, me mbështetje të vlefshme nga RSO, MSG, PD, INL, ICITAP, MED, KFOR, LGF dhe PSU. Nga qentë dhe dronët, te automjetet taktike dhe ekipet e emergjencës, ky ushtrim nxori në pah bashkëpunimin tonë ndëragjencor, gatishmërinë operacionale dhe angazhimin e përbashkët ndaj sigurisë”- thuhet në postimin e Ambasadës.
