Para 25 vitesh, më 5 tetor 2000, në Serbi është rrëzuar regjimi i diktatorit dhe të akuzuarit për krime lufte e gjenocid, Slobodan Milosheviq. Në pushtet erdhën Vojisllav Koshtunica si president, Zoran Gjingjiq u zgjodh kryeministër, ndërsa DOS mori pushtetin….
Millosheviqi më pas u arrestua dhe dërgua në Hagë, në Tribunalin për krime në ish-Jugosllavi. Por pak para shqiptimit të verdiktit sipas akuzave për krime dhe gjenocid në Bosnjë-Herceogovinë, Kroaci e Kosovë, Millosheviqi vdiq në qelinë e tij në Hagë.
Sot, 25 vjet më pas, në pushtet janë bashkëpunëtorët e tij të dikurshëm, Aleksandar Vuçiq, që në qeverinë serbe ishte asokohe Ministër i Informimit nga radhët e Partisë Radikale si dhe Ivida Daçiq, që ishte një kohë të gjatë zëdhënës i Partisë Socialiste të Millosheviqit.
Sa ka ndryshuar vërtet Serbia në këto 25 vite nga rrëzimi i Millosheviqit? Kjo është një pyetje që sot shtrohet edhe në Serbi, ku për gati një vit po vazhdojnë protestat kundër Vuçiqit dhe qeverisë së tij, për shkak të korrupsionit dhe shpërdorimeve politike./DW/