Një person ka mbetur i plagosur mesditën e së shtunës më Prishtinë.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, të dyshuarit ndodhen në arrati.
- Reklama -
Njoftimi:
VRASJE NË TENTATIVË
Rr. Mark Sopi, Prishtinë / 04.10.2025 – 16:39. Raportohet se në rrethana ende të pa njohura dy të dyshuar meshkuj kosovarë me armë zjarri kishin plagosur viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një fishek. Të dyshuarit gjenden në arrati, përderisa rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore.
- Reklama -