- Reklama -

Policia në Prizren vetëm gjatë muajit shtator ndalon rreth 30 lypsarë në rrugë

Gjatë muajit shtator 2025, stacionet policore të rajonit të Prizrenit kanë rritur aktivitetet parandaluese dhe reaguese me qëllim forcimin e rendit dhe sigurisë në komunitet. Përveç angazhimeve të përditshme, një fokus i veçantë iu kushtua dukurisë shqetësuese të lypsarisë në rrugë, veçanërisht rasteve ku përfshihen fëmijë të mitur, të cilët shpesh shfrytëzohen nga familjarët për qëllime fitimi, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, kjo praktikë jo vetëm që cenon mirëqenien e fëmijëve, por edhe krijon një pamje të shëmtuar në hapësirat publike, duke shqetësuar qytetarët dhe deformuar ambientin urban.
“Vëmendje: çdo dhënie e lëmoshës në rrugë nxit prindërit të mbajnë fëmijët në rrugë, larg bankave shkollore dhe shtëpive të tyre të ngrohta. Gjatë këtij muaji, janë ndaluar dhe proceduar rreth 30 persona të kapur duke ushtruar lypsari në rrugët e Prizrenit. Nga ta, vetëm tre rezultuan të jenë shtetas të Kosovës, ndërsa 27 të tjerë ishin shtetas të Shqipërisë dhe Jordanisë. Të gjitha rastet janë proceduar në gjykatë dhe institucionet përkatëse, duke dëshmuar përkushtimin e Policisë në trajtimin serioz të kësaj dukurie”, njofton Policia.

- Reklama -

Tutje, Policia thekson se këto veprime konfirmojnë angazhimin e vazhdueshëm të Policisë për të krijuar një ambient më të sigurt dhe më të dinjitetshëm për të gjithë qytetarët, duke ftuar njëkohësisht bashkësinë për bashkëpunim aktiv dhe raportim të çdo dukurie që cenon rendin dhe mirëqenien publike.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort