Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Samitin e Liderëve të EPC-së në Kopenhagë, në tryezën me liderë evropianë të fokusuar në temën e sigurisë, ka theksuar se siguria e Evropës është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor.
Prandaj, sipas Osmanit, “Evropa duhet të përqendrojë vëmendjen e saj në këtë rajon, duke investuar në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë, si hap kyç për një siguri të qëndrueshme dhe afatgjatë”.
- Reklama -
- Reklama -