Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mes një veture e traktori ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Bërnjak të Rahovecit.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i traktorit, i cili më pas në QKUK ka humbur jetën.
- Reklama -
“Lidhur me rastin rreth orës 22:54 nga QKUK-ja është pranuar informata se viktima ka ndërruar jetë”, ka thënë Policia.
Për procedurat e rastit është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
- Reklama -