- Reklama -

Kurti takon profesionistët e Diasporës në Uashington

Në një organizim të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, takoi dhe bashkëbisedoi me profesionistë të diasporës që jetojnë e veprojnë atje. Në këtë pritje, i pranishëm ishte edhe ambasadori William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, i cili tha se “Kosova është një shembull i jashtëzakonshëm i demokracisë në qendër të Evropës”.

Në një komunikatë për medie nga Zyra për Informim e Kryeministrit bëhet e ditur se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njoftoi të pranishmit me takimet dhe angazhimet gjatë kësaj vizite në SHBA në kuadër të ‘Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara’, përfshirë takimet me katër senatorë dhe gjashtë kongresistë, dhe thekset e tij kryesore sa i përket bashkëpunimit Kosovë-SHBA në mbrojtje dhe zhvillim.

- Reklama -

“Kryeministri foli rreth zhvillimeve në vend, ecurisë përgjatë këtij mandati qeveritar dhe arritjet kryesore në fushën e ekonomisë, demokracisë dhe sigurisë e sundimit të ligjit. Ai tha se vendi ynë është rrëfim i dyfishtë suksesi: në njërën rrëfim i suksesit të NATO-s që edhe me udhëheqje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaluan gjenocidin e Serbisë në Kosovë dhe në anën tjetër të zhvillimit dhe demokracisë të cilat shkojnë bashkë”, thuhet në komunikatë.

Tutje, Kurti theksoi se në katër vite rritja ekonomike ka qenë në mesatare prej 6%, duke mos rënë asnjëherë nën 4%, gjersa janë dyfishuar eksportet dhe investimet e huaja direkte, ka përparuar sektori i teknologjisë së informacionit që tashmë kontribuon në bruto produktin vendor me 6%, është rritur për 50% toka bujqësore që punohet, janë rritur eksportet dhe janë ndërmarrë investime të rëndësishme edhe në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në përfundim, kryeministri e falënderoi ambasadorin Dugolli dhe stafin e ambasadës sonë në Washington D.C. për pritjen dhe punën e përditshme, dhe bashkatdhetarët tanë për angazhimin e tyre dhe përfaqësimin e kombit tonë në fusha të ndryshme profesionale e akademike.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort