- Reklama -

Prezantohet drejtori dhe anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit

Të mërkurën u mbajt takimi i radhës i Këshillit Profesional, i udhëhequr nga Dr. Fatmire Braha, kryesuese e Këshillit. Gjatë këtij takimi, para anëtarëve të Këshillit u prezantua drejtori i ri ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, MSc. Osman Hajdari, së bashku me anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues: Dr. Shefki Xharra, drejtor mjekësor, UD, Burbuqe Gashi, drejtoreshë e infermierisë, UD, dhe Lumrim Murtezaj, drejtor i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, UD.

Në fjalën e tij prezantuese, drejtori ekzekutiv MSc. Osman Hajdari shprehu mirënjohjen për punën dhe sukseset e arritura deri më tani, duke theksuar nevojën për angazhim të përbashkët në funksion të përmirësimit të shërbimeve për pacientët, kushteve të punës për stafin si dhe zhvillimit të mëtejmë të institucionit.

- Reklama -

“Është nder dhe fat për mua që më është besuar drejtimi i Spitalit të Prizrenit si Drejtor Ekzekutiv. Jam këtu që, së bashku me ju, të japim më të mirën e mundshme përmes reformave dhe ndryshimeve që synojnë përmirësimin e mirëqenies së pacientëve, stafit dhe institucionit në tërësi. Spitali i Prizrenit është një institucion me emër, histori, traditë dhe arritje të prekshme. Ka potencial të madh, si në aspektin profesional, ashtu edhe në pajisje dhe infrastrukturë, për të qenë shembull dhe pikë referimi në nivel vendi. Nevojitet vetëm përkushtim, përgjegjësi dhe realizim i plotë i detyrave dhe objektivave”,-tha drejtori Hajdari.

Ai theksoi rëndësinë e stafit profesional si “zemra e spitalit”, duke u zotuar për përkrahje të plotë 24 orë për projektet që kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve për pacientë, zhvillimin profesional dhe për avancimin e institucionit.

Drejtori ekzekutiv kërkoi nga të gjithë përkushtim maksimal dhe trajtim të barabartë për të gjithë, duke paralajmëruar se çdo neglizhencë apo shkelje e obligimeve kontraktuale do të trajtohet me seriozitet të plotë.

“Një nga kërkesat e mia të menjëhershme është respektimi i orarit të punës, i cili, sipas vendimit të Drejtorisë së SHSKUK-së, fillon në ora 07:00 dhe përfundon në ora 15:00 për të gjithë. Për rastet e ankesave, drejtori bëri të ditur se do të trajtohen individualisht, në përputhje me ligjet në fuqi, në bashkëpunim me Qendrën e Mjekësisë së Punës në Gjakovë, për të vlerësuar rrezikshmërinë në vendin e punës. “Unë kam ardhur për ndryshime. Kam vizion dhe objektiva të qarta, të cilat do të jenë në dobi të të gjithëve – pacientëve, stafit dhe institucionit. Që nga java e ardhshme, së bashku me ekipin tim drejtues, do të vizitojmë çdo repart për të parë nga afër gjendjen aktuale, shërbimet që ofrohen, sfidat që hasni si dhe vizionin tuaj për përmirësime”, -përfundoi drejtori ekzekutiv, Osman Hajdari.

Në fund të takimit, edhe anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues: Dr. Shefki Xharra, Burbuqe Gashi dhe Lumrim Murtezaj, mbajtën nga një fjalë të shkurtër prezantuese, duke shprehur përkushtimin e tyre për bashkëpunim dhe për të kontribuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe zhvillimin e përgjithshëm të institucionit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort