- Reklama -

Ambasadori i BE-së, Orav: Ju lutem, konstituoni Kuvendin dhe Qeverinë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, sot në një deklaratë para gazetarëve ka bërë apel që të themelohen sa më shpejt institucionet e reja.

Orav theksoi se Kuvendi duhet të konstituohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

- Reklama -

“…Shpresa jonë është që Kuvendi të konstitutohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe shpresojmë që edhe të ketë një qeveri sa më shpejt…Ju lutem, konstituoni Kuvendin dhe ju lutem konstituoni Qeverinë”, është shprehur Orav.

Ndryshe, një ditë më parë Gjykata Kushtetuese njëzëri, ka konstatuar se seanca konstituive e Kuvendit, e filluar më 15 prill 2025 nuk ka përfunduar për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kushtetuesja tutje ka urdhëruar që seanca konstituive e Kuvendit të përfundojë brenda afatit të përcaktuar me paragrafin 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe sipas Aktgjykimit të Gjykatës në rastet KO193/25 dhe KO196/25, përkatësisht brenda afatit të mbetur prej 12 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi.

Qytetarët e Kosovës kanë votuar në zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt 2025 dhe që atëherë vendi është ende pa institucione të reja të dala nga ato zgjedhje. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort