Marrëveshja e lëvizjes së lirë në kufirin Kosovë-Shqipëri pezullohet nga e mërkura e 1 tetorit.
Deri në fillim të muajit nëntor, marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës do të pushojë së funksionuari.
Në këtë periudhë, pikat kufitare të Kosovës dhe Shqipërisë do të kryejnë përpunimin e të dhënave të udhëtarëve dhe drejtuesve të automjeteve përmes një procedure të përshpejtuar, me qëllim që të shmangen radhët dhe pritjet e gjata për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve.
Megjithatë, gjatë fundjavave dhe festave zyrtare, qytetarët që udhëtojnë me automjete me targa të Shqipërisë dhe Kosovës do të vazhdojnë të kalojnë pa kontrolle kufitare, shkroi A2 CNN.
Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes dy shteteve, e cila u nënshkrua për të lehtësuar qarkullimin dhe shmangur trafikun e rënduar, ka dhënë rezultate të dukshme gjatë sezonit veror, kur numri i udhëtimeve arrin kulmin. Periudhat e kalimit pa kontrolle ose me kontrolle të reduktuara janë nga 1 maj deri më 30 Shtator.
Pra, në total 9 muaj gjatë vitit qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë përfitojnë nga një regjim i lehtësuar lëvizjeje në kufi ndërkohë që 3 muaj me kontrolle./KOHA