- Reklama -

Reagim i shpejtë i Policisë në Prizren: Automjeti i vjedhur i rikthehet pronarit, i dyshuari ndalohet

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka bërë të ditur se të shtunën, më datë 28.09.2025, rreth orës 09:20, është raportuar një rast i vjedhjes së automjetit në fshatin Vlashnjë të Prizrenit.

“Sipas deklarimit të ankuesit, automjeti i tipit Vë Fugon, ngjyrë e bardhë, ishte parkuar në hapësirën e kompanisë së tij, ndërsa më datë 26.09.2025 kishte vërejtur se automjeti nuk gjendej më në vendin ku ishte parkuar. Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesi kujdestar, njësia e forenzikës si dhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti si ‘Vjedhje’. Sektori i Hetimeve ka ndërmarrë veprime intensive hetimore, duke mbledhur dëshmi relevante dhe duke punuar në identifikimin e të dyshuarit. Si rezultat i hetimeve, është konstatuar se i dyshuari është personi i njëjtë që ishte arrestuar më datë 26.09.2025 për disa raste të vjedhjes së motoçikletave”, thuhet në njoftim.

- Reklama -

Me datë 29.09.2025, i dyshuari është ndaluar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit për 48 orë, ndërsa automjeti i vjedhur është gjetur në qytetin e Prizrenit dhe i është kthyer pronarit.

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë, do të procedojë me kallëzim penal ndaj të dyshuarit për veprën penale të vjedhjes.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort