Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në SHBA ka takuar kongresistin Ritchie Torrres.
Kurti e ka cilësuar Torresin si një zë të fuqishëm të mbështetjes së Kosovës, ndërsa tha se kanë diskutuar për anëtarësimin në NATO dhe BE.
- Reklama -
“Kënaqësi të takohem me kongresistin, një zë i fuqishëm në mbështetje të përparimit demokratik dhe ekonomik të Kosovës. Diskutuam për synimet tona për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE, sektorin premtues të teknologjisë në vend, si dhe investimet e ardhshme infrastrukturore, ndër të tjera”, shkroi Kurti.
- Reklama -