- Reklama -

Policia ndalon 25-vjeçarin e dyshuar për gjashtë raste vjedhjesh në Prizren

Policia e Kosovës ka ndaluar një 25-vjeçar të dyshuar për disa raste të vjedhjeve në qytetin e Prizrenit.

Sipas njoftimit, më 26 shtator 2025, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, zyrtarët policorë kanë arrestuar të dyshuarin Sh.F., i cili ishte në kërkim policor dhe po tentonte të largohej jashtë vendit.

- Reklama -

Pas ndalimit, ai është shoqëruar nga ekipi i hetimeve të Stacionit Policor në Prizren dhe është intervistuar. Gjatë procedurës, pas prezantimit të dëshmive, i riu ka pranuar se ka kryer të paktën gjashtë vjedhje gjatë vitit 2025 në markete të ndryshme të qytetit.

Postimi i Policisë:

Policia ndalon të dyshuarin për disa raste të vjedhjeve – Parandalim i tentativës për largim nga vendi

Prizren, 29 shtator 2025

Më datë 26.09.2025, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, zyrtarët policorë kanë ndaluar personin e dyshuar Sh. F., 25 vjeçar, i cili ishte në kërkim policor dhe po tentonte të largohej jashtë vendit.

Pas ndalimit, ekipi i hetimeve i Stacionit Policor të Prizrenit, e ka shoqëruar të dyshuarin në stacionin për intervistim. Gjatë procedurës, pas prezantimit të dëshmive të pakontestueshme, i dyshuari ka pranuar se ka kryer së paku gjashtë (6) raste të vjedhjeve gjatë vitit 2025, në markete të ndryshme brenda qytetit të Prizrenit.

Të gjitha veprimet hetimore janë kryer në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krime të Përgjithshme, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit, i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

Për të gjitha rastet e dyshuara, do të procedohet me kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prizren.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe zbardhjen e veprave penale, duke vepruar me profesionalizëm dhe transparencë, në shërbim të sigurisë së qytetarëve.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort