- Reklama -

Shkelje në fushatë, partitë ndëshkohen me 40 mijë euro gjoba

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar gjoba në vlerë rreth 40 mijë euro ndaj disa partive politike për shkelje të rregullave zgjedhore gjatë fushatës për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të PZAP-së, gjobat janë vendosur për periudhën që nga fillimi i fushatës zgjedhore deri të premten e kaluar, kur është marrë edhe vendimi më i fundit.

- Reklama -

Arsyet e ndëshkimeve lidhen me shkelje të ndryshme të Kodit të Mirësjelljes dhe rregullave të tjera që rregullojnë sjelljen e subjekteve politike gjatë fushatës.

Në mesin e partive të gjobitura janë LVV-ja PDK-ja, LDK-ja, AAk-ja, NDS dhe Iniciativa Qytetare për Skenderaj. Kjo e fundit ka marrë gjobën më të lartë, me një shumë prej 10 mijë eurosh, të shqiptuar në dy raste të ndara.

Sipas PZAP-së, gjoba është rezultat i shkeljeve të dokumentit që synon të sigurojë një ambient zgjedhor demokratik dhe të qetë, duke vendosur standarde për sjelljen e partive, kandidatëve dhe mbështetësve të tyre gjatë fushatës.

Institucioni ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbikëqyrë nga afër zhvillimet në terren dhe do të ndërmarrë masa për çdo shkelje që cënon rregullsinë e procesit zgjedhor.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort