- Reklama -

Kurti: Bashkatdhetarët heronj të heshtur të çlirimit dhe shtetndërtimit

Bashkatdhetarët janë heronj të heshtur jo vetëm të çlirimit të Kosovës, por edhe të shtetndërtimit demokratik. Me këto fjalë, kryeministri në detyrë Albin Kurti, vlerësoi rolin jetik të diasporës shqiptare në Amerikë gjatë një takimi të mbajtur me drejtues dhe anëtarë të shoqatës “Peja” në New York.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Kurti, bashkë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe konsullin e përgjithshëm të Kosovës në New York, Blerim Reka, u mirëpritën nga drejtues dhe anëtarë të shoqatës “Peja” në New York.

- Reklama -

Kurti i falënderoi ata për mikpritjen dhe shprehu mirënjohje për angazhimin, rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të bashkatdhetarëve tanë në Amerikë.

“Ai theksoi se në katër vitet e fundit Kosova ka shënuar suksese të rëndësishme në ekonomi dhe zhvillim, dhe se për sukseset e vendit tonë, përveç popullit të Kosovës, një rol jashtëzakonisht të madh ka pasur edhe mërgata jonë: qoftë duke mbështetur familjet e tyre, qoftë duke investuar drejtpërdrejt në Kosovë. Me këtë rast, ai i ftoi bashkatdhetarët që të investojnë më shumë në Kosovë, duke shfrytëzuar mundësitë që ofron vendi”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, zëvendësministrja Liza Gashi i njoftoi për programet e qeverisë të dedikuara diasporës sonë, në veçanti për profesionistët e rinj, siç është programi i Diplomacisë Qytetare, që ka për qëllim përfshirjen e tyre në proceset zhvillimore dhe institucionale të vendit.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se Kurti gjithashtu foli për rëndësinë e gjuhës shqipe dhe mësimin e saj nga gjeneratat e reja të diasporës, duke theksuar se përmes saj arrihet integrimi pa asimilim dhe ruhet identiteti kombëtar.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort