Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kurti gjatë vizitës në SHBA, ka bërë homazhe te memorialin e 11 shtatorit, duke shkruar se përkujtimi i kësaj date është gjithmonë një përvojë e dhimbshme.
“Vizita në memorial sot ishte veçanërisht prekëse. Është e vështirë të kuptosh se si një qytet kaq i gjallë dhe me ritëm të shpejtë u godit nga një shkatërrim kaq i madh. Ky memorial nderon jo vetëm aktet e pashprehshme të trimërisë së njerëzve që shpëtuan njëri-tjetrin, por edhe humbjen e jashtëzakonshme: gati 3,000 jetë të humbura dhe dhjetëra mijëra që vazhdojnë të vuajnë nga sëmundje të lidhura me këtë ngjarje. Megjithatë, ai qëndron gjithashtu si një kujtesë e qëndrueshmërisë, unitetit dhe shpirtit të Nju Jorkut dhe Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Kurti në postimin e tij në “X”.