- Reklama -

Edhe dy muaj paraburgim ndaj Ramadan Morinës, i dyshuar për masakrën në Burim të Malishevës

Gjykata e Prishtinës i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Ramadan Morinës, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim të Komunës së Malishevës në periudhën kohore 29.03.1999 – 31.03.1999.

Vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Morinës për KALLXO.com e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

- Reklama -

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit R.M. për veprën penale Krime lufte kundër populates civile, gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, me datë 10.09.2025 përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së”- thuhet në përgjigjjen e Gashit të datës 26.09.2025.

Të dyshuarit Ramadan Morina i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj dhe e njëjta do të llogaritet deri me datë 12.11.2025.

Kujtojmë se me datë 14.08.2025, Gjykata e Prishtinës ia kishte caktuar masën e paraburgimit Ramadan Morinës në kohëzgjatje prej një muaji.

Ramadan Morina ishte arrestuar më 12.08.2025 në Prishtinë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim lufte kundër popullatës civile”.

Arrestimi i tij ishte bërë i ditur nga një komunikatë e përbashkët nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës./Kallxo.com

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort