- Reklama -

KFOR: S’kemi identifikuar shkelje me dronë që mund ta rrezikojnë sigurinë në Kosovë

KFOR-i ka deklaruar se nuk ka identifikuar shkelje të hapësirës ajrore përmes dronëve që do ta cenonin sigurinë në Kosovë.

Në përgjigjen e KFOR-it thuhet se çdo aktivitet në hapësirën ajrore koordinohet me KFOR-it, ashtu që “të shmangen tensionet” dhe që të ketë siguri.

- Reklama -

“Ne nuk kemi identifikuar shkelje përmes dronëve që mund ta cenojnë sigurinë në Kosovë. Komandanti i KFOR-it ka autoritet mbi hapësirën ajrore të Kosovës, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, prandaj KFOR-i monitoron rregullisht hapësirën ajrore të Kosovës, përmes të gjitha mjeteve dhe kapaciteteve që ka në dispozicion”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

“KFOR-i mbetet në kontakt të ngushtë me institucionet e sigurisë së Kosovës dhe me Forcat e Armatosura të Serbisë”, ka thënë më tej KFOR-i.

Pas ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, ka pohuar se ka pasur raste të qarkullimit të dronëve në veri që kanë ardhur nga Serbia.

Hoxha ka deklaruar të premten se Policia është në kontakt të vazhdueshëm me KFOR-in dhe po monitoron situatën.

Sipas tij, rreziku ekziston për pjesën e kufirit, por jo për qytetarët të cilët ka thënë se janë të mbrojtur nga institucionet./KOHA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort