Ambasadori gjerman në largim, Jorn Rohde, ka dhënë mesazhin e tij lamtumirës. Përmes një videoje, Rohde ka thënë se do t’i mungojë Kosova, njerëzit e saj e ecjet në male.
Ai ka shtuar se gjatë kohës sa ishte ambasador në Kosovë ka parë shumë zhvillime në vend. Tutje, ai theksoi se Gjermania ka qenë gjithnjë dhe do të jetë partner i madh për Kosovën.
“Kemi parë shumë zhvillime. Liberalizimi i vizave në vitin 2024 ishte një arritje e madhe. Ka gjithashtu gjëra që nuk janë realizuar, si anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës. Lidhjet mes vendeve tona janë unike. Siç e dini, 600 mijë kosovarë ose gjermanë me prejardhje kosovare jetojnë në Gjermani. Ky numër po rritet. Dhe jam i sigurt se lidhjet tona do të vazhdojnë të rriten. Ne do të jemi një partner i madh i Kosovës. Kemi qenë një partner i madh që nga pavarësia. Dhe në këtë drejtim, do të doja t’ju lutesha që t’ia zgjasni miqësinë tuaj edhe pasardhësit tim, Rainer Rudolph, i cili do të mbërrijë këtu së shpejti”, ka thënë ai.
VIDEO:
Thank you for five wonderful years and don’t forget to keep the ball rolling.
— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) September 26, 2025 at 9:42 AM