- Reklama -

Tetë universitete publike në Kosovë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Tetë universitete publike të Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi gjatë Konferencës së Rektorëve të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë në Kosovës që u zhvillua në Rektoratin UP-së.

Me marrëveshjen e nënshkruar, Universiteti i Prishtinës, ai i Prizrenit, Universiteti i i Pejës, ai i Mitrovicës, Universiteti i Gjilanit, i Gjakovës si dhe ai i Shkencave të Aplikuara të Ferizajt dhe Kolegji Publik Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë, UP-ja thotë se u zotuan për thellimin e bashkëpunimit akademik, shkencor-kërkimor, arsimor dhe kulturor në bazë të parimeve të digjitalizimit në kohën e inteligjencës artificiale.

- Reklama -

“Marrëveshja parasheh gjithashtu lehtësimin e shkëmbimit të profesorëve e studentëve, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe mundësinë e nismave të veçanta për të mirën e arsimit të lartë”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se në mbledhje, kryesuesi i Konferencës së Rektorëve, rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, ia dorëzoi detyrën kryesuesit të ri të Konferencës së Rektorëve, profesorit, Mentor Alishani që është rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit, ndërsa zëvendës i tij do të jetë profesor,  Armand Krasniqi, që me detyrë është rektor i Universitetit “Haxhi Zeka” të Pejës.

“Mandati i tyre zgjat 1 vit, kurse ndryshimet në udhëheqjen e kësaj konference bëhen me rotacion”, ka bërë të ditur UP-ja.

Thuhet se rektorët e universiteteve publike bënë hapa konkretë edhe për fuqizimin e ndërkombëtarizimit të kërkimit shkencor dhe arsimit të lartë të Kosovës, derisa diskutuan edhe për regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2025-2026 dhe akreditimin e programeve.

“Konferenca e Rektorëve është konsoliduar shumë si institucion, duke krijuar të gjithë mekanizmat e funksionimit dhe Rregulloren e punës. Kjo konferencë do të ketë edhe uebfaqen e saj zyrtare”, njoftoj UP-ja.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort