- Reklama -

Osmani vazhdon aktivitetet në New York, merr pjesë në panelin për sistemin global të refugjatëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon aktivitetet në New Jork në margjinat e Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Osmani si e ftuar nga zv.sekretari i Shtetit, Christopher Landau, mori pjesë në panelin ‘Sistemi Global i Refugjatëve dhe Azilit: Çfarë shkoi keq dhe si të rregullohet’.

- Reklama -

Ky aktivitet është organizuar nga Qeveria amerikane në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Nga Kosova, në Asamble po marrin pjesë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për të mbajtur takime me liderë të shteteve të ndryshme.

Këtë vit, përgjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të theksohet urgjenca e përmbushjes së premtimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe rigjallërimit të bashkëpunimit global.

Java e Nivelit të Lartë e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara 2025 zhvillohet nga 23.09.2025 deri më 29.09.2025.

Gjithashtu, për Kosovën atje zërin e ngriti presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare. E, përveç kësaj, gjatë fjalës së tij, presidenti shqiptar bëri thirrje për respektim të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Vendi i Kosovës në këtë Asamble mbetet padrejtësisht bosh. Njohja e pavarësisë së Kosovës, mbështetja për anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare është një akt drejtësie ndaj popullit të Kosovës, është një hap që forcon edhe më shumë paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe një kontribut në stabilitetin e Europës”- me këto fjalë ju drejtua presidenti Begaj, kryetarëve të shteteve dhe qeverive në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Begaj tha se mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare është një hap drejt forcimit të paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Europë.

“Njohja e pavarësisë së Kosovës, mbështetja për anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare është një akt drejtësie ndaj popullit të Kosovës, është një hap që forcon edhe më shumë paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe një kontribut në stabilitetin e Evropës”- deklaroi Begaj.

Kosova nuk është anëtare e OKB-së.

Në mënyrë që Kosova të anëtarësohet në OKB, nevojitet rekomandim nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Asnjëri prej pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit nuk duhet ta përdor veton, dhe rekomandimi duhet t’i marrë votat e një shumice prej dy të tretave në Asamblenë e Përgjithshme.

Mirëpo, pjesë e kësaj pesëshe janë Kina dhe Rusia, shtete të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort