- Reklama -

Në Serbi nderohen terroristët serbë që u vranë në Banjskë

Të martën mbrëma, në Kalanë e Beogradit u organizua një ceremoni ku u nderuan terroristët serbë që u vranë në sulmin në Banjskë më 24 shtator të vitit 2023.

“N1” raporton se janë ndezur flakadanë në nder të Stefan Nedeljkoviqit, Bojan Mijailoviqit dhe Igor Milenkoviqit, që u vranë në Banjskë, ndërsa ishin pjesë e grupit terrorist të drejtuar nga Milan Radoiçiq.

- Reklama -

Përveç ndezjes së pishtarit, në muret e Kalasë së Beogradit u shfaqë flamuri trengjyrësh serbë dhe mesazhi “liria paguhet me çmim të lartë, nënë”, raporton tabloidi “Veçernje Novosti”.

Raportohet se ka pasur nderime edhe në Novi Sad dhe Shabac.

Në sulmin terrorist në Banjskë u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Përgjegjësinë për sulmin e kishte marrë Milan Radoiçiq, atëbotë nënkryetar i Listës Serbe. Radoiçiq u ndalua në Serbi në tetor të vitit 2023 për shkak të Banjskës, por ai u lirua shpejt dhe vazhdon të endet i lirë.

Nga grupi terrorist tre persona të akuzuar ndodhen në paraburgim në Kosovë. E më 11 shtator të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj Radoiçiqit dhe mbi 40 të tjerëve. Por që të gjithë ndodhen në Serbi./KOHA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort