- Reklama -

Supremja e rrëzon ankesën e LVV-së ndaj vendimit të PZAP-së në lidhje me Listën Serbe

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në lidhje me Listën Serbe.

Vetëvendosje ishte ankuar në PZAP lidhur me pretendimet për shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët gjatë Fushatës Zgjedhore për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ndaj Listës Serbe. E njëjta pasi ishte refuzuar nga PZAP ishte dërguar në instancën tjetër më të lartë- në Supreme.

- Reklama -

“Kolegji i Gjykatës Supreme, pasi e vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar dhe pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se: Ankesa është e pathemeltë”- njoftoi Supremja më 23.09.2025.

Supremja ka përfunduar se duke u nisur nga gjendja faktike dhe ligjore e çështjes, e pranon në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-it, si në vendimin e tij, me të cilin e ka refuzuar të pabazuar ankesën e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas aktgjykimit, lidhur me pretendimin se parulla “Svi za brata Milana” [Të gjithë për vëlla Milanin], përbën glorifikim të terrorizmit dhe nxitje të urrejtjes, gjykata vlerësoi se Vetëvendosje nuk ka paraqitur prova të qarta dhe bindëse që do të vërtetonin se parulla në fjalë i referohej Milan Radoiçiqit, dhe jo kandidatit për kryetar të komunës nga radhët e subjektit Lista Serbe, Milan Radojeviq.

LVV ishte ankuar në PZAP se gjatë hapjes së fushatës zgjedhore, LS kishte ekspozuar parullën “Svi za brata Milana” (Të gjithë për vëlla Milanin), duke shprehur përkrahje për Milan Radoiçiq.

Radoiçiq është shpallur në kërkim nga institucionet e Kosovës për sulmin në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023 dhe ka aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, VV në ankesë ka shtuar se Radoiçiq ka aktakuzë edhe për krime lufte gjatë viteve 1998-1999 për pjesëmarrje në vrasjen e 106 civilëve shqiptarë, kufomat e të cilëve u gjenden në Batajnicë të Serbisë.

Vetëvendosje u ankua në PZAP duke thënë se kjo parullë glorifikon terrorizmin, nxit urrejtjen politike dhe etnike.

Lista Serbe ka kundërshtuar pretendimet duke thënë se nuk ka vepruar në kundërshtim me me ligjet dhe rregullat për aktivitetet zgjedhore.

Ata kanë thënë se gjatë fushatës është folur për Milan Radojeviç, kandidat i tyre për kryetar të Mitrovicës së Veriut dhe se është rastësi që ai ka emrin e njejtë me Milan Radoiçiqin.

PZAP kishte ardhur në përfundim se nuk mund të argumentohet me asnjë provë se përmes asaj parulle i është dhënë përkrahje Milan Radoiçiqit, me ç’rast pretendimet e VV-së janë cilësuar si të paqëndrueshme.

Vendimin e plotë të PZAP-së mund ta lexoni në këtë vegëz.

Aktgjykimin e plotë të Supremes mund ta lexoni në këtë vegëz./Kallxo.com

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort