- Reklama -

Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta, tregues i forcës së institucioneve

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas publikimit të ‘Global Safety Report 2025’ nga Instituti Gallup, ku Kosova është renditur e para në Evropë në Indeksin e Ligjit dhe Rendit, si dhe e treta në botë për ecje vetëm gjatë natës.

Përmes një postimi në platformën X, Kurti tha se ky është një tregues i madh se qytetarët e Kosovës po e gëzojnë njërën prej të drejtave më të rëndësishme – sigurinë. Ai theksoi se vendi ynë është renditur edhe në mesin e dhjetë vendeve më të sigurta në botë për ecje vetëm gjatë natës.

- Reklama -

“Ky është një tregues i madh se qytetarët tanë po e gëzojnë një nga të drejtat më të rëndësishme, dhe reflekton forcën e institucioneve tona”, shkroi Kurti në platformën X.

Indeksi i organizatës amerikane Gallup mat perceptimin e qytetarëve lidhur me sigurinë e tyre personale, besimin që kanë te policia dhe gjasat për të qenë viktimë e krimeve të dhunshme ose vjedhjeve. Pikërisht në këta tregues, Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm, duke tejkaluar shumicën e vendeve të Evropës dhe botës.

Ky vlerësim pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përforcimin e imazhit të Kosovës si një vend i sigurt për të jetuar, për të vizituar dhe për të investuar.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort