Osman Hajdari, tashmë drejtori i ri i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren “Prim. Dr. Daut Mustafa” në rrjetin social Facebook ka shkruar se në këtë rrugëtim të ri do të udhëheq me parimin e transparencës, llogaridhënies dhe meritokracisë.
“Dita e parë në detyrën e Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit “Prim. Dr. Daut Mustafa”– një përgjegjësi e madhe dhe një mision për të sjellë dinjitet, profesionalizëm dhe transparencë në kujdesin shëndetësor publik.
- Reklama -
Ky nuk është thjesht një rol drejtues, por një angazhim ndaj çdo pacienti, çdo punonjësi shëndetësor dhe çdo qytetari që pret trajtim dinjitoz, qasje të lehtë dhe shërbim cilësor”, thuhet tutje në postimin e tij.
- Reklama -