Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia kanë shpallur njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të ringjallur zgjidhjen me dy shteteve.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka njoftuar sot se vendi i tij njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës, raporton BBC.
- Reklama -
“Sot, për të ringjallur shpresën për paqe dhe një zgjidhje me dy shtete, deklaroj – si kryeministër i këtij vendi – se Mbretëria e Bashkuar njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës” – u shpreh ai.
Më herët gjatë ditës, Kanadaja u bë vendi i parë i G7-ës që mori këtë hap, ndërsa menjëherë pas saj erdhi edhe vendimi i Australisë.
- Reklama -