- Reklama -

Prizreni nderon Martin Camajn me ekspozitë dhe çmim post mortem në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë “Respoetica”

Në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, të dielën është hapur një ekspozitë kushtuar 100-vjetorit të lindjes së poetit, shkrimtarit dhe gjuhëtarit të njohur shqiptar, Martin Camaj. Aktiviteti është pjesë e edicionit të dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Respoetica”, i cili këtë vit e ka shpallur Martin Camajn laureat post mortem, në nderim të kontributit të tij të jashtëzakonshëm në letërsinë dhe kulturën shqiptare.

Nderim për një zë të veçantë të poezisë shqipe

- Reklama -

Në arsyetimin e organizatorëve thuhet se shpallja e Martin Camajt si laureat është një akt mirënjohjeje për veprën e tij poetike dhe studimore, e cila ka ndikuar thellësisht në zhvillimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe.

“Martin Camaj përfaqëson një nga zërat më origjinalë dhe më të veçantë të poezisë shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX. Vepra e tij krijon ura të reja mes traditës dhe modernitetit, duke e ngritur gjuhën shqipe në një nivel të lartë të shprehjes artistike,” thuhet nga organizatorët.

Sipas tyre, ky nderim post mortem shpreh respektin për një figurë që, edhe pse përjetoi mërgimin dhe një jetë të vështirë për shkak të “atdheut të munguem”, mbeti gjithnjë i lidhur shpirtërisht me gjuhën, kulturën dhe identitetin shqiptar. “Camaj mbetet një dëshmi e qëndrueshmërisë krijuese, e fuqisë së fjalës dhe e vlerave estetike që kapërcejnë epokat dhe kufijtë.”

Në kuadër të ekspozitës është mbajtur edhe një tryezë diskutimi me temën “100 vjet Martin Camaj”, ndërsa është vendosur edhe një pllakatë nderimi kushtuar poetit, shkrimtarit dhe gjuhëtarit të shquar shqiptar./tvprizreni.net/  

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort