Të paktën katër palestinezë u vranë në një sulm të ri ajror të ushtrisë izraelite mbi Gaza, raporton Al Jazeera. Sulmi ka goditur një ndërtesë banimi ku ndodheshin civilë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë palestineze, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, operacionet ushtarake izraelite në Gaza dhe zonat përreth kanë shkaktuar mbi 60 viktima dhe më shumë se 200 të plagosur.
Sulmet vijnë në një klimë të tensionuar mes Izraelit dhe Palestinës, ku përplasjet e fundit kanë intensifikuar dhunën në Rripin e Gazës.
Qeveria izraelite thotë se sulmet synojnë objektiva të militantëve, por shumë ndërtesa banimi dhe zona civile janë prekur, duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. Organizatat ndërkombëtare kanë shprehur shqetësim për rritjen e civilëve të pafajshëm të prekur nga konfliktet.
Kujtojmë se sot, 21 shtator, pritet që Britania e Madhe të shpallë zyrtarisht njohjen e shtetit të Palestinës.
Vendimi historik vjen pas muajsh debatesh të brendshme dhe presioni të fortë politik, si nga deputetët laburistë ashtu edhe nga komunitetet me ndikim të drejtpërdrejtë nga lufta në Gaza.