- Reklama -

Kurti bëri homazhe në përkujtim të viktimave të sulmit terrorist të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, bënë homazhe pranë pllakës përkujtimore “Kosova Kujton”, në oborrin e ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit, në përkujtim dhe nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 Shtatorit 2001 në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deklarimi i plotë për media i kryeministrit Kurti:

- Reklama -

“Sikurse edhe çdo vit tjetër, me 11 shtator bashkë me Presidenten dhe Kryeparlamentarin, bëjmë homazhe dhe vendosim lule të freskëta këtu tek pllaka përkujtimore në oborrin e përbashkët të Qeverisë e të Kuvendit, që i dedikohet viktimave të sulmit terrorist ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur 19 terroristë të Al-Kaidës, me katër avionë, vranë 2977 amerikanë, në mesin e të cilëve, siç tha edhe kryeparlamentari, tre shqiptarë: Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, të cilët janë gjithashtu viktima të këtij sulmi mizor terrorist, i cili i ndryshoi edhe marrëdhëniet ndërkombëtare, por njëkohësisht edhe paralajmëroi rreziqet e mëdha që na presin në këtë shekull.

Sot, nuk janë vetëm akterët parashtetërorë, por edhe shtetet, të cilat ushtrojnë terrorizëm. Ne kemi pasur rastin në Kosovë, ku struktura të caktuara ilegale të udhëhequra nga Beogradi zyrtar, kanë zhvilluar aksione terroriste në vendin tonë. Por natyrisht që në kontinentin e vjetër evropian, terrorizmi që ushtrohet më së shumti, është ai nga Federata Ruse dhe nga presidenti despotik, Putin kundër popullit ukrainas dhe kundër vlerave të lirisë e të demokracisë.

Sot, ne shprehim solidaritetin me popullin amerikan dhe ngushëllimet për familjet e viktimave, përfshirë aty edhe familjet e 403 zjarrfikësve e policëve që ranë në krye të detyrës në përpjekje për t’i shpëtuar njerëzit, të cilët ishin të kurthuar në ndërtesat që po digjeshin e po shembeshin.

Sot, në vend të ‘Kullave Binjake,’ e kemi ‘Kullën e Lirisë’, në Nju Jork, e cila është një ndërtesë edhe më e lartë, duke simbolizuar kësisoj që forca e demokracisë dhe sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut, gjithmonë ngadhënjejnë mbi brutalitetin dhe mizorinë e terroristëve të të gjitha ngjyrave”, shkruan në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort