Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare muzikanti i njohur prizrenas Kujtim Ajet Bytyqi, anëtar i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Lidhja e Prizrenit”.
Bytyqi ishte i njohur për urtësinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij ndaj muzikës, duke dhënë një kontribut të çmuar në skenën muzikore vendore. Ai kishte realizuar bashkëpunime me artistë të shumtë nga Prizreni dhe më gjerë.
Lajmin për ndarjen nga jeta të tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi mortor.
- Reklama -
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në kohën e Iqindisë, në orën 16:44, në varrezat e qytetit të Prizrenit.
- Reklama -