- Reklama -

Bllokada në Kuvend, presidentja Osmani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Presidentja Vjosa Osmani i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për të shqyrtuar konfliktin e kompetencave kushtetuese të krijuar nga mungesa e konstituimit të Kuvendit.

Kjo kërkesë, sipas saj, ka karakter preventiv të pasojave juridike nëse nuk konstitohet Kuvendi deri më 26 korrik, në frymën e aktgjykimit kushtetues.

- Reklama -

“Kjo është një situatë e paprecedentë në jetën institucionale të vendit tonë, ku përkundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që ka paraqitur afatin kushtetues të detyrueshëm [30 ditësh], e që kanë mbetur edhe pak ditë [deri në skadim], dhe ende nuk shihet një konsensus për konstituimin e Kuvendit” – ka deklaruar Osmani para mediave.

E para e vendit ka thënë se kërkesa mund të tërhiqet nëse ndodh diçka deri më 26 korrik.

“Kërkesa e dërguar nuk e paragjykon epilogun në vazhdimin e afatit të mbetur prej 4 ditësh. Në rast se ka sukses në konstituimin e Kuvendit deri me këtë afat, ne mund ta tërheqim kërkesën” – ka shpjeguar ajo.

Ajo ka kërkuar nga partitë që të veprojnë me përgjegjësi dhe t’i japin fund bllokadës institucionale.

“Bashkë me këtë kërkesë kemi dërguar edhe kërkesën për masë të përkohshme- që të mos rrjedh afati 30 ditësh”, ka deklaruar Osmani, më 22.07.2025.

Presidentja ka thënë se për nga fuqia juridike, aktgjykimet janë të barabarta me Kushtetutën.

Sipas presidentes, nuk është parë e arsyeshme që të kërkohet sqarim për Komisionin për votimin e fshehtë, për shkak se këtë çështje e kanë kërkuar PDK dhe LDK me kërkesat e tyre të reja në Kushtetuese./Kallxo.com/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort