Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së dy punëtorëve më 21.07.2025 në Gjakovë pas lëndimeve të marra në vendin e punës.
Ai këtë e ka cilësuar si një ngjarje të rëndë për familjet dhe shoqërinë.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë thirrje për rritje të sigurisë në ambientet e punës dhe për më shumë përgjegjësi nga ana e institucioneve shtetërore.
“Lus ndërmarrësit kosovarë që të rrisin nivelin e sigurisë fizike të punëtorëve në çdo vend pune. Për organet shtetërore, ky rast duhet të shërbejë si alarm për të rritur përgjegjësinë institucionale dhe për të garantuar zbatimin e plotë të ligjeve që mbrojnë punëtorin. Ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, me kolegët e tyre dhe me gjithë qytetarët e Gjakovës”- ka thënë ai.