- Reklama -

Kina nis ndërtimin e digës më të madhe në botë

Autoritetet kineze kanë nisur ndërtimin e asaj që e kanë quajtur diga më e madhe e një hidrocentrali në botë në territorin tibetian në një projekt që ka shkaktuar shqetësimin e Indisë dhe Bangladeshit, ka raportuar BBC.

Kryeministri kinez, Li Qiang, ka dominuar në ceremoninë e përurimit të punimeve në Lumin Yarlung Tsangpo, kanë bërë të ditur mediat vendase.

- Reklama -

Lumi rrjedh përgjatë rrafshnaltës tibetiane si dhe përshkon shumë shtete të Azisë jugore. Projekti ka shkaktuar kritika për shkak të ndikimit të mundshëm në mesin e miliona qytetarëve të Indisë dhe Bangladeshit që mund të përballen me tharje të shtratit të lumit nëpër territorin e tyre. Shqetësime ka pasur edhe prej banorëve të zonës tibetiane, por edhe prej aktivistëve të mjedisit.

Pekini ka thënë se zhvillimi i projektit do ta ketë prioritet mbrojtjen mjedisore dhe se do të zhvillojë prosperitetin vendas.

Kur të përfundojë, projekti prej rreth 1.7 miliard dollarësh – i njohur si Stacion i Hidrocentralit Motuo – do të jetë më i madh se diga e Tri Grykave, që deri tani njihej si diga më e gjerë e botës, dhe se mund të gjenerojë trefish më shumë energji elektrike.

Ekspertët dhe zyrtarët kanë thënë se diga e re mund të fuqizojë kontrollin e Kinës ndaj rajoneve përreth, por edhe mbi Bangladeshin, pasi lumi është shumë i rëndësishëm edhe për rrjedhën e lumenjve Siang, Brahmaputra dhe Jamuna.

Edhe një raport i vitit 2020 i Instituti Lowy, organizatë studimesh nga Australia, kishte shprehur shqetësim për ndikimin kinez të projektit në ekonominë e Indisë./BBC/Kallxo.com/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort