Është sjellë në Gjykatën Themelore në Prishtinë i dyshuari për spiunazh, Bojan Jevtiq.
Do të mbahet seancë dëgjimore për t’ia caktuar masën e paraburgimit.
- Reklama -
Jevtiq është arrestuar një ditë më parë, 17 korrik, dhe është ndaluar për 48 orë. Në Prokurorinë Speciale kanë bërë të ditur se pas aksionit të bastisjes nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe Inspektorati Policor në shtëpinë e policit që ka punuar në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë gjetur dokumente të klasifikuara.
Jevtiqi e ka mbajtur pozitën e shefit të operativës në policinë kufitare në pikëkalimin kufitar.
Pesë persona të tjerë, përveç Jevtiqit, aktualisht mbahen në paraburgim për spiunazh./KOHA/
- Reklama -