- Reklama -

Policia e Kosovës shpalos rezultatet nga plani operativ “Pranvera 2025”

Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, në periudhën e ditëve të veprimit të përbashkët që janë në kuadër të planifikimeve dhe aktiviteteve të EMPACT, të organizuar nga JAD SEE, ku marrin pjesë shtetet si: Kosova, Tailanda, Vietnami, Kolumbia, Brazili, Finlanda, Gjermania, Islanda, Greqia, Sllovenia etj, si dhe përfaqësues nga EU4FAST, EUROPOL, INTERPOL dhe FRONTEX, në periudhën kohore 02.06.2025 – 07.02.2025, ka realizuar planin operativ ‘Pranvera 2025’.

“Gjatë këtij plani operativ janë zhvilluar aktivitete të ndryshme që përfshin: operacione në rrugë, sheshe dhe qendra tregtare për identifikim të fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit dhe operacione të përbashkëta me inspektorë të MINT, ATK dhe inspektorë të punës në inspektimin/kontrollimin e lokaleve (muzikë live) dhe qendrave të masazhit, po ashtu dhe plan taktik lidhur me eskorta”, njofton Policia.

- Reklama -

Sipas njoftimit, operacionet policore të realizuara në periudhën e lartcekur kanë rezultuar me ndërmarrjen e veprimeve dhe inicimin e rasteve dhe personave të përfshirë si në vijim:

  • Inspektimi/kontrollimi i 47 lokaleve (muzikë live) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku janë hasur gjithsej: 482 persona (352 femra dhe 130 meshkuj), prej tyre 204 shtetas të Kosovës, 278 shtetas të huaj (264 Shqipërisë, 8 Serbisë, 5 Maqedonia e Veriut, 1 Mali i Zi).

Prej këtyre lokaleve të inspektuara 8 janë mbyllur për shkelje administrative nga inspektorët e MINT.

  • Inspektim i 67 qendrave të masazhit ku janë hasur gjithsej: 149 persona (114 femra dhe 35 meshkuj), 113 shtetas të Kosovës, 36 shtetas të huaj (23 të Shqipërisë, 11 të Tajlandës, 1 të Maqedonisë së Veriut, 1 i Malavisë).

Nga lokalet qendra masazhi 22 janë mbyllur për shkelje administrative nga inspektorët e MINT.

Në kuadër të operacioneve të realizuara ka iniciuar rastet dhe ka ndërmarrë veprimet si në vijim:

  • Inicimi i 10 rasteve për veprat penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, ku janë arrestuar: 10 femra të dyshuara – 5 shtetase kosovare, 5 shtetase të huaja (4 shtetase shqiptare, 1 shtetase e Maqedonisë së Veriut), si dhe janë identifikuar 15 fëmijë lëmoshkërkues, prej tyre 8 kosovarë dhe 7 shtetas të huaj. Po ashtu janë identifikuar edhe 3 raste të tjera të kërkim lëmoshës, të cilat i janë referuar stacionit policor kompetent për kundërvajtje.
  • Inicimi i 7 rasteve “marrje me prostitucion” të identifikuara si ESKORTA, ku janë arrestuar: 14 të dyshuar, prej tyre 7 meshkuj kosovarë dhe femra shtetase të huaja 3 nga Kolumbia, 2 nga Venezuela, 1 nga Brazili, 1 nga Turqia dhe janë referuar për trajtim sipas ligjit për të huaj edhe 7 femra shtetase të huaja (1 shtetase e Venezuelës, 5 të Kolumbisë, 1 turke).

“Të gjithë të dyshuarit të përfshirë në rastet “marrje me prostitucion” janë dërguar në gjykatë, ku iu është shqiptuar dënim me gjobë si dhe është lëshuar masë plotësuese dëbim nga territori i Kosovës si dhe ndalim hyrje në territorin e Republikës së Kosovës për tri vjet. Të gjitha punëtoreve të hasura duke punuar në lokale të muzikës dhe qendra masazhi, u është dhënë mundësia e deklarimit nëse ndonjëra nga to është viktimë e ndonjë forme të shfrytëzimit, mirëpo nuk ka rezultuar me ndonjë rast. Gjatë këtij plani janë sekuestruar gjithsej 7 dokumente nga personat e huaj, të cilët janë referuar për verifikim dhe trajtim sipas ligjit për të huaj.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, Policia bën të ditur se në kuadër të aktiviteteve gjatë këtij plani operativ është iniciuar edhe një rast për veprën penale “shfrytëzim i viktimave të trafikimit”, ku me këtë rast janë arrestuar dhe janë intervistuar 4 persona meshkuj shtetas kosovarë si të dyshuar.

“Pas hetimeve operativo-hetimore është zbatuar urdhëresa e Prokurorisë Themelore në Gjilan për masa të veçanta hetimore e cila urdhëresë është zbatuar lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale “mundësim ose detyrim në prostitucion”, ku është arrestuar një person mashkull kosovar. Viktima e rastit femër kosovare është strehuar në strehimore për viktima të dhunës”, shkruan në fund të këtij njoftimi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort