Policia ka njoftuar se më datë 14.07.2025, në Stacionin Policor në Rahovec, viktima mashkull, i moshës madhore ka raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Hoqë e Vogël të Rahovecit. Sipas viktimës, ai është ndier i frikësuar dhe i kanosur nga kjo ngjarje.
Policia njofton se menjëherë pas pranimit të informatës, të gjitha njësitë relevante policore i janë përgjigjur thirrjes dhe kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin mashkull i moshës madhore. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit.
Gjatë kontrollit bëhet e ditur se janë gjetur dhe sekuestruar:
- Një armë zjarri e llojit AK-47,
- Një karikator,
- Dhjetë (10) fishekë,
- Një gëzhojë.
Lidhur me rastin është iniciuar procedurë për veprat penale:
- Kanosje,
- Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve,
- Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.