Një mjet i pashpërthyer është gjetur gjatë ditës së djeshme, më 06.07.2025, në Prizren.
Sipas raportit ditor të Policisë, një burrë e kishte hasur mjetin në fushë dhe i kishte njoftuar organet e rendit.
- Reklama -
Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësiti për deminim i FSK-së që e ka shpërthyer mjetin në mënyrë të kontrolluar pa ndonjë incident.
- Reklama -