- Reklama -

Dehari reagon për herë të parë për situatën në Kuvend: Seanca konstituive nuk u nënshtrohet mocioneve procedurale

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me debatet procedurale që po e përcjellin bllokimin e konstituimit të Kuvendit, duke theksuar se votimi i fshehtë është i lejuar dhe nuk përbën shkelje të Kushtetutës.

Duke iu referuar Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, Dehari citon pikën 178 të tij, ku thuhet se “as Kushtetuta, as Rregullorja e Kuvendit nuk përcaktojnë nëse votimi në seancën konstituive duhet të jetë i hapur apo i fshehtë” dhe se “në këtë seancë nuk vlejnë mocionet procedurale”.

- Reklama -

Sipas Deharit, kjo do të thotë se nuk ka bazë që deputetët të pyeten për mënyrën e votimit, pasi një veprim i tillë do të përbënte shkelje të aktgjykimit.

“Lidhur me propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit, kanë dështuar gjashtë votime të hapura. Si kryesues, kam propozuar votimin e fshehtë në përputhje me aktgjykimin, me qëllim të tejkalimit të bllokadës institucionale”, shkroi Dehari.

Ai theksoi se mënyra e votimit – e hapur apo e fshehtë – ka peshë të barabartë ligjore dhe se vota e deputetëve për krijimin e komisionit për votim të fshehtë është shprehje e vullnetit të tyre për ta realizuar një të drejtë kushtetuese.

Sipas tij, “refuzimi i deputetëve për të votuar komisionin për votim të fshehtë është refuzim për të realizuar një të drejtë që e garanton Kushtetuta”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort