- Reklama -

Djalit të dëshmorit u refuzohet ngritja e pozitës në “Hidroregjioni Jugor”: Më thanë se të mungon diploma e shkollës së mesme, unë ua dërgova të fakultetit

Florent Maqkaj, djali i dëshmorit Selver Maqkaj dhe punonjës prej vitesh si roje sigurie në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, ka ngritur akuza për padrejtësi dhe diskriminim në procesin e përzgjedhjes për një pozitë më të lartë brenda kompanisë.

Në një reagim publik të bërë përmes rrjeteve sociale, Maqkaj ka bërë të ditur se aplikimi i tij për pozitën “inspektor-kontrollor” është refuzuar nga kompania me arsyetimin se mungon dokumentacioni përkatës – konkretisht diploma e shkollës së mesme. Por sipas tij, dokumentacioni i dërguar ka përfshirë diplomën e fakultetit, që në mënyrë logjike nënkupton edhe përfundimin e shkollës së mesme.

- Reklama -

“Llogarite tash: një me shkollë të mesme vazhdon tutje, unë me fakultet refuzohem, rri rojtar. Pse me kry fakultetin masnej rinia, kur nuk ju duhet gjo?”, ka shkruar ai, duke shprehur zhgënjimin për situatën.

Maqkaj shpreh shqetësimin për mënyrën si funksionon punësimi në sektorin publik dhe ndërmarrjet publike në Kosovë, duke aluduar në ndikime politike dhe punësime të individëve të afërt me pushtetin. Ai e ka cilësuar këtë si një praktikë që po vazhdon edhe pas zgjedhjeve.

“Para zgjedhjeve gjith kanë fut parashutista, prapë njëjtë po vazhdojnë.

Bravo, mbusheni qobana kompaninë se pak jeni”, ka thënë ai në reagimin e tij.

Florenti gjithashtu ngre dyshime edhe për procesin e ankesave, duke theksuar se njoftimi për refuzimin e aplikimit i është dërguar të premten pasdite, duke kufizuar në mënyrë të padrejtë mundësinë për të ushtruar ankesë brenda afatit ligjor prej tre ditësh.

“I baj thirje do kolegve, mule kallxoni shefave, se pale a pe shohin postimin, nashta e merrni naj plus, qysh keni bo gjith!” ka shkruar Florent Maqkaj.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort