- Reklama -

Universiteti i Prizrenit pa asnjë gjetje nga ZKA që lidhet me keqmenaxhim të fondeve publike

Në Raportin Vjetor të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2024, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren është vlerësuar pozitivisht, pa asnjë gjetje që lidhet me keqmenaxhim të fondeve publike. Ky vlerësim konfirmon përkushtimin e Universitetit ndaj qeverisjes së mirë, transparencës dhe integritetit në administrimin financiar.

Auditimi është kryer në kuadër të auditimit të përgjithshëm për Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), në të cilën Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren është një nga njësitë vartëse.

- Reklama -

Raporti i ZKA-së është pranuar nga Universiteti më 26 qershor 2025, duke përforcuar më tej vlerësimin e integritetit financiar dhe funksionimit korrekt të institucionit.

Rektori i Universitetit Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, theksoi: “Vlerësimi i ZKA-së është rezultat i punës së përkushtuar të stafit administrativ dhe menaxhues të universitetit. Ky raport na jep shtysë që të vazhdojmë me përkushtim në ndërtimin e një administrate transparente dhe të përgjegjshme”.

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren do të vazhdojë të forcojë më tej praktikat e kontrollit të brendshëm dhe të menaxhimit të shëndoshë financiar, duke kontribuar në përmbushjen e standardeve evropiane të arsimit të lartë publik.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort