- Reklama -

Albulena Haxhiu paralajmëron tërheqjen nga gara nëse nuk siguron 61 vota

E propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media ka theksuar se nga dita e parë e seancës konstituive, Vetëvendosje ka treguar vullnetin dhe ka përmbushur të gjitha detyrimet për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas saj, që nga 15 prilli kur presidentja Vjosa Osmani ftoi për seancën konstituive, Vetëvendosje më 19 prill bëri propozimin për kryetarin e Kuvendit, një e drejtë që u konfirmua edhe nga aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.

- Reklama -

“Gjatë kësaj kohe kemi dëgjuar arsyet e opozitës për mosvotim, ku u tha se unë jam përçarëse dhe konfliktuoze,” tha Haxhiu, duke iu referuar raporteve në media.

Ajo theksoi se pozita e kryetares së Kuvendit nuk është thjesht një detyrë institucionale, por një besim që kërkon pjekuri dhe gatishmëri për t’i shërbyer të gjithë deputetëve pa dallim.

“Unë kam qenë deputete e opozitës për 10 vite dhe ministre e Drejtësisë për gati 5 vite. Gjatë këtij rrugëtimi, pozicioni im nuk ka qenë unifikues sepse të jesh në opozitë kërkon ballafaqim. Por të jesh kryekuvendare është ndryshe – është funksion mbi partitë,” shtoi ajo.

Haxhiu i bëri thirrje opozitës të reflektojë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke kujtuar se votimi është i fshehtë dhe nëse nuk arrin të marrë 61 vota, ajo do të tërhiqet nga kandidatura.

“Me rastin e votimit të fshehtë, nëse unë si kandidate nuk marr 61 vota, tërhiqem nga kandidatura,” përfundoi ajo.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort