Përgjatë ditës së enjte parashihet të mbajë mot me diell e vranësira të pakta.
Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të arrijnë deri në 35 gradë Celsius.
- Reklama -
“Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 12 dhe 18°C, kurse maksimalet do të arrijnë nga 31 deri në 35°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga verilindja”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
- Reklama -