Për nder të ditës së komunitetit egjiptian, Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetarin e partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha dhe përfaqësues të këtij komuniteti, sot më 24.06.2025.
Siç thuhet në njoftimin e Presidencës, Osmani ka theksuar rëndësinë e vazhdueshme të kontributit të tyre në ndërtimin e një shoqërie demokratike, gjithëpërfshirëse dhe të barabartë.
“Ajo vlerësoi rolin aktiv të komunitetit egjiptian në jetën institucionale të vendit, si dhe përkushtimin e tyre për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë për të gjithë qytetarët”- thuhet në njoftim
Më tej, e para e shtetit riafirmoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar të drejta të barabarta dhe përfshirje të plotë për të gjitha komunitetet pa dallim, si pasuri e përbashkët e shtetit tonë.
Falënderues për këtë pritje është shprehur deputeti nga ky komunitet, Veton Berisha.
“Faleminderit Presidente e Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani pë pritjen tuaj dhe respektin qe na e bëre me rastin e shënimit të ’24 Qershorit’ ditës nacionale të komunitetit Egjiptian të Kosovës!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.