Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar xhudisten kosovare, Distria Krasniqi, pas triumfit të saj në Kampionatin Botëror të Xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë, ku ajo fitoi medaljen e argjendtë.
“Distria, krenaria jonë! Me forcë, pasion dhe zemër të pathyeshme, Distria Krasniqi ngriti flamurin e Republikës së Kosovës në piedestalin botëror! Nënkampione bote me talent, përkushtim dhe luftëtare e paepur! Urime për këtë triumf historik, je shembull frymëzimi për të gjithë!”, ka shkruar Osmani në Facebook.
- Reklama -
- Reklama -