- Reklama -

Qeveria e Kosovës reagon lidhur me situatën e tensionuar mes Izraelit dhe Iranit

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se Republika e Kosovës po e përcjell me shqetësim situatën e tensionuar mes Izraelit dhe Iranit dhe u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të përmbahen, me qëllim të shmangies së përshkallëzimit të mëtejshëm të krizës së sigurisë në rajon.

“Irani ka përshpejtuar pasurimin e uraniumit saqë edhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike deklaroi të enjten se Irani nuk po përmbushte detyrimet e tij për mospërhapjen bërthamore. Prandaj, Irani duhet të ndalojë veprimet hibride që cenojnë stabilitetin rajonal dhe më gjerë dhe t’i përmbahet detyrimeve të IAEA.

- Reklama -

Kosova beson fuqishëm se zgjidhja diplomatike është rruga e duhur për adresimin e çështjeve të sigurisë, ndaljen e dhunës dhe për të parandaluar pasoja më të gjera rajonale e globale.

Është thelbësore që jeta e civilëve të mbrohet në çdo rrethanë. U bëjmë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës, sidomos atyre që ndodhen apo kanë kontakte në rajon, të ushtrojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin me përpikëri udhëzimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe ato të autoriteteve vendore ku ndodhen.

Në një botë që ka nevojë më shumë se kurrë për stabilitet dhe paqe, përshkallëzimi i dhunës mund të shkaktojë jo vetëm tragjedi njerëzore për palët e përfshira, por edhe paqëndrueshmëri të sigurisë dhe financiare globale.

Kosova mbetet e përkushtuar ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe sigurisë ndërkombëtare dhe shpreh solidaritet me të gjithë qytetarët e prekur nga kjo situatë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort