- Reklama -

LDK në Prizren: Kush po e udhëheq realisht Komunën e Prizrenit?

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren, përmes një komunikate për media ka kritikuar mënyrën se si po qeveriset Komuna e Prizrenit, duke ngritur pyetjen: Kush po e udhëheq realisht Komunën e Prizrenit?

Qytetarët e Prizrenit kanë të drejtë të dinë kush e mban përgjegjësinë për menaxhimin e përditshëm të punëve komunale.

- Reklama -

Sipas LDK-së, kjo pyetje po dëgjohet gjithnjë e më shpesh nga qytetarët, komuniteti i biznesit dhe zyrtarët lokalë, si pasojë e mungesës së transparencës dhe vendimmarrjes së qartë brenda administratës komunale, të cilën e udhëheq kryetari Shaqir Totaj nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Qytetarët kanë të drejtë të dinë se kush mban përgjegjësi për menaxhimin e përditshëm të komunës, për mënyrën si menaxhohen fondet publike, si vendosen prioritetet dhe kush i merr vendimet në emër të tyre,” thuhet në deklaratën e Zyrës për Informim të LDK-së në Prizren.

LDK akuzon pushtetin lokal për keqmenaxhim, abuzim me tenderë, mungesë të mbikëqyrjes dhe vendimmarrje jashtë kuadrit institucional, duke shtuar se këto praktika kanë krijuar perceptimin se drejtimi i komunës po bëhet nga struktura joformale, të cilat nuk janë legjitimuar nga vota e qytetarëve.

“Drejtimi i paqartë dhe mungesa e përgjegjësisë politike po e lë qytetarin në mjegull. Kjo situatë e rënduar kërkon përgjigje të menjëhershme institucionale: Kush po i merr vendimet dhe pse qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar?”, shton më tej LDK.

“Prizreni meriton drejtim të qartë, të përgjegjshëm dhe të ndershëm. Heshtja dhe abuzimi nuk është zgjidhje”, thuhet në komunikatën e LDK-së dega në Prizren.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort