- Reklama -

LDK kritikon qeverisjen në Prizren: Dhuna mes vete është e vogël, në krahasim me dhunën mbi qytetin dhe qytetarët

Përmes një komunikate për media, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – Dega në Prizren ka reaguar ashpër siç thonë ata ndaj gjendjes aktuale në Komunën e Prizrenit, duke e cilësuar situatën si të rëndë dhe të papranueshme për qytetarët. Sipas LDK-së, përplasjet fizike mes zyrtarëve të lartë të administratës komunale nuk janë më raste të izoluara, por dëshmi e një krize të thellë institucionale.

Në komunikatë, LDK thotë se dhuna mes bashkëpunëtorëve të kryetarit Shaqir Totaj është pasqyrë e mungesës së plotë të udhëheqjes dhe kontrollit brenda strukturave komunale. “Dhuna mes vete është e vogël, në krahasim me dhunën mbi qytetin dhe qytetarët e Prizrenit,” thuhet në deklaratë, ku theksohet se ky kaos institucional po e lë qytetin pa shërbime, pa zhvillim dhe pa perspektivë.

- Reklama -

Sipas LDK-së, përplasjet e brendshme janë vetëm simptoma të një problemi më të madh – një qeverisje e humbur, që është kapur nga grupe të interesit dhe që funksionon përmes pazareve politike në prapaskenë. Partia opozitare e përshkruan kryetarin Totaj si një figurë simbolike, ndërsa, sipas tyre, pushteti real ushtrohet nga aktorë të tjerë, jo të zgjedhur dhe jo të përgjegjshëm ndaj qytetarëve.

“Prizreni po vuan nga mungesa e udhëheqjes së vërtetë. Qytetarët nuk po marrin as shërbime bazike dhe as trajtim të denjë institucional,” thuhet më tej në komunikatë. LDK shpreh shqetësim se administrata aktuale ka kthyer komunën në një arenë përçarjesh dhe interesash personale, duke e larguar thelbësisht nga misioni i saj për të shërbyer qytetarët.

Në përmbyllje të reagimit, LDK deklaron se do të vazhdojë të jetë zëri i arsyes dhe profesionalizmit në Prizren, duke u angazhuar për një qeverisje të përgjegjshme dhe larg arrogancës, kaosit dhe paaftësisë që, sipas tyre, karakterizon pushtetin aktual.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort