Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është liruar në procedurë të rregullt pasi u intervistua nga hetuesit e Prokurorisë Speciale.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga prokurori i rastit, Admir Shala.
- Reklama -
Shala bëri të ditur se Peci u intervistua në cilësinë e të dyshuarit.
“Tani ka përfunduar marrja në pyetje dhe është liruar në procedurë të rregullt”, tha Shala për Klankosova.
Ministri në detyrë i MBPZHR-së u pyet sot nga hetuesit lidhur me kontratën e fabrikës për mbetjet shtazore.
Ndërkohë po sot u intervistua edhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha./ Klankosova.tv.
- Reklama -